Ora News - Aksident tragjik në autostradën Milot-Fushë Krujë, dy të vdekur, dy plagosen

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Dalja nga rruga e një automjeti tip Volsvagan i ka marrë jetën dy të rinjve ndërsa ka shkaktuar plagosjen e dy të tjerëve. Aksidenti i rëndë ndodhi mbrëmjen e së shtunës në autostradën Milot-Fushe Krujë.

Për pasojë kanë humbur jetën drejtuesi i mjetit shtetasi Erald Uzuni 26 vjeç dhe pasagjeri Klodian Vladi 21 vjeç. Të dy u transportuan me urgjencë në spital por nuk mundën t`ju mbijetonin plagëve të marra.

Ndërkohë i kanë shpëtuar aksidentit tragjik të rinjtë me iniciale M.U 18 vjeç dhe A.C 23 vjeç të dy banues në Tiranë. Ata ndodhen në kujdesin shëndetësor ku burime nga spitali bëjnë me dije se 18 vjeçari ende nuk e ka kaluar pragun e rrezikut.

Grupi hetimor ka nisur punën në vendngjarje për të hedhur dritë mbi rrethanat e aksidentit të rëndë paraprakisht dyshohet se shkak është bërë shpejtësia tej normave të lejuara.

Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/aksident-tragjik-ne-autostraden-milot-fushe-kruje-dy-te-vdekur-dy-plagosen

Recommended