Ora News - Fushë Krujë: Autobusi përplaset me dy makina, vdes shoferi, plagosen 6 persona
  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews
Aksident i rëndë në aksin rrugor Tiranë-Fushë Krujë, në afërsi të fshatit Dritas.

Mësohet se në aksident janë përfshirë tre automjete, një makinë tip ?Benz?, një "Volkswagen" dhe një autobus.

Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë shoferi i autoveturës, F. XH. 59 vjeç, ndërsa 6 persona kanë mbetur të plagosur, të cilët janë nën kujdesin e mjekëve.

"Më datë 01.03.2020, rreth orës 17:30, në aksin rrugor Tiranë-Fushë Krujë, në Tapizë, janë përplasur mjeti tip "Benz" me një mjet tip "Volkswagen" me drejtues shtetasin F.Xh.,59 vjeç, i cili për pasojë ka ndërruar jetë. Po si pasojë e përplasjes janë dëmtuar dhe 6 pasagjerë të tjerë të autoveturës dhe autobuzit, të cilët janë dërguar në spital nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën." - bën me dije policia.

Ndërkohë, si shkak i ngjarjes është krijuar një radhë e gjatë prej 10 km në këtë aks rrugor.

Në vendngjarja ka mbërritur policia dhe ambulanca.

Akoma nuk dihen shkaqet e aksidentit.

Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/article/aksident-ne-fushe-kruje-autobusi-perplaset-me-nje-mjet-tjeter-plagosen-4-persona

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Recommended