Fushë - Krujë, makina 'fluturon' 100 metra në një banesë, vdes 18 vjeçari, plagosen 4 shokët
  • 5 years ago
Një 18-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti që u regjistrua pasditen e sotme në aksin Thumanë- Fushë Krujë, ndërsa katër të tjerë kanë mbetur të plagosur. Aksidenti ka ndodhur në vendin e quajtur te ish-Këneta rreth orës 19:30. Viktima është Afmet Keqi.

18-vjeçari po udhëtonte në makinën tip Volswagen me katër bashkëmoshatarë kur makina ka dalë nga rruga në një kthesë të fortë si pasojë e shpejtësisë së madhe me të cilën po lëviznin duke fluturuar rreth 100 metra për të përfunduar më pas në një shtëpi në ndërtim.

Report Tv ka siguruar pamjet nga vendi i ngjarjes që tregojnë se ku ka përfunduar makina pas daljes nga rruga si pasojë e shpejtësisë së madhe. Nga aksidenti 18-vjeçari humbi jetën rrugës për në spital, ndërsa te Trauma ndodhen A.N. 18 vjeç, U.L. 18 vjeç, A.M. 18 vjeç, dhe A.L. 18 vjeç nën kujdesin e mjekëve.
Recommended