Vdes ushtarakja shqiptare gjatë misionit të NATO-s në Letoni, plagosen majori dhe reshteri
  • 5 years ago
Një incident tragjik gjatë çmontimit të një mine, i mori jetën një ushtarakeje shqiptare, Zerife Hasanajt, pjesë e misionit të NATO-s në Letoni, ndërsa dy ushtarakë mbetën të plagosur, major Klodian Tanushi 39 vjeç dhe rreshter Julian Kapaj, 41 vjeç.

Nëntetarja Zarife Hasanaj, 32 vjeçare nga Tropoja, humbi jetën gjatë asgjësimit të municioneve dhe lëndëve eksplozive të paplasura, sot në orën 10:10 me orën lokale, në mision e saj të parë jashtë vendit.

Shefi i Shtabit, gjeneral Bardhyl Kollçaku në një deklaratë të jashtëzakonshme për ngjarjen e rëndë, tha se Forcat e Armatosura ndodheshin në Letoni me përfaqësinë e një kontigjenti në kuadër të misionit të NATO-s ?Enhanced Forward Presence?.

Dy ushtarakët e plagosur, janë nën kujdesin e mjekëve në bazën Camp Adazi, në Letoni.

Nëntetarja Hasanaj jetonte në Babrru prej 30 vitesh, së bashku me familjen dhe vëllain e saj. Ajo ishte beqare dhe pa fëmijë ndërsa bënte pjesë në batalionin e pastrimit të zonave të infektuara nga municione të paplasura, punë të cilën e kryente me dedikim dhe passion, por që do t?i merrte jetën.
Recommended