RTV Ora - Shpërthim në Letoni, humb jetën nëntetarja shqiptare, dy të tjerë plagosen

  • 5 years ago
#rtvora
Ky ishte misioni i parë jashtë vendit dhe i fundit i Zarife Hasanajt. Vajza 27 vjeçare, me detyrë nëntetare ishte pjesë e një kontigjenti në kuadër të misionit të NATOs ?Enhanced Forward Presence? për asgjesimin e municioneve dhe lëndëve eksplozive në Letoni.

Paraditen e sotme (6 maj) nëntetarja humbi jetën, ndërsa dy kolegët e saj Major Klodian Tanushi dhe Rreshter Julian Kapaj u plagosën nga shpërthimi i disa municioneve të paplasura në bazën e NATO-s ku ishte zhvilluar një stërvitje ushtarake e një prej aleatëve.

Shefi i Shtabit të FA, Bardhyl Kollçaku, doli në një deklaratë për median në Ministrinë e Mbrojtjes për të informuar për ngjarjen e rëndë.

Efektivja shqiptare ishte nisur në muajin dhjetor dhe përfundonte misionin për një muaj.

Bardhyl Kollçaku:"Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Letoni, ku Forcat tona të Armatosura janë përfaqësuar me një kontigjent në kuadër të misionit të NATOs ?Enhanced Forëard Presence?.
Një grup i kontigjentit të asgjesimit të municioneve dhe lëndëve eksplozive, gjatë kryerjes së detyrës së tyre, sot në ora 9.10 (ora 10.10 me orën lokale) janë dëmtuar nga shpërthimi i disa municioneve të paplasura. Ngjarja ka ndodhur gjatë kryerjes së detyrave luftarake, në bazën e NATO-s ku ishte zhvilluar një stërvitje ushtarake e një prej aleatëve. Nga ky shpërthim është plagosur dhe më pas ka humbur jetën Nëntetare Zarife Muharrem HASANAJ. Të plagosur kanë mbetur komandanti i kontigjentit, Major Klodian Nikolla TANUSHI dhe Rreshter Julian Xhevat Kapaj."

Te plagosurit ne Letoni- Sipas informaciomeve të deritanishme Major Tanushi dhe Rreshter Kapaj janë nën kujdesin maksimal të mjekëve, në bazën Camp Adazi, në Letoni.

"Për ngjarjen e sotme jemi në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet më të larta letoneze dhe të aleatëve tanë në mision " sqaroi Kollçaku duke shprehur në emër të Forcave të Armatosura ngushëllimet më të ndjera familjes së Nëntetares Hasanaj që humbi jetën në krye të detyrës dhe urojmë shërim të shpejtë për Major Klodian Tanushi dhe Rreshter Julian Kapaj.

"Njëherësh, në emër të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura siguroj të gjithë familjarët e efektivëve tanë në Letoni se po ndjekim me vëmendjen maksimale ngjarjen që ka ndodhur. Në këtë moment të vështirë jemi pranë cdo efektivi të Forcës së Armatosur në Letoni dhe kudo ku Shqipëria është e angazhuar në përmbushjen e misionit."

Kush ishte vajza nga Tropoja

Vajza 27 vjeçare vinte nga Tropoja dhe jetonte në Babrru së bashku me familjen e saj, prindërit dhe dy vëllezërit. Ky ishte misioni i saj i parë jashtë vendit në kuadër të operacioneve të përbashkëta me NATO-n dhe i cili do të përfundonte në qershor.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/humb-jeten-nje-efektive-e-fa-ne-letoni
Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE...

Recommended