RTV Ora - Përplasen tre makina në aksin Fier-Lushnje, humb jetën 18 vjeçari, dy plagosen
  • 5 years ago
#rtvora
Një 18-vjeçar ka humbur jetën në një aksident rrugor në aksin Fier-Lushnje.

Ngjarja ka ndodhur pas mesnate në vendin e quajtur "Kryqëzimi i Shoferit", ku automjeti tip "Benz" me drejtues shtetasin M.Sh, 22 vjeç, banues në Hysgjokaj, Lushnje, është përplasur me automjetin tip "Benz" me drejtues shtetasin B.Sh, 31 vjeç, banues në Hysgjokaj, Lushnje dhe më pas është përplasur edhe me automjetin tip "Jaguar" me drejtues shtetasin G.Q, 33 vjeç, banues në Koplik.

Si pasojë e përplasjes ka humbur jetën në vend shtetasi K.Sh, 18 vjeç, banues në Hysgjokaj, Lushnje, pasagjer në automjetin tip "Benz" që drejtohej nga shtetasi M.Sh.

Gjithashtu dëmtime kanë marrë edhe dy drejtuesit e automjeteve, shtetasit M.Sh dhe G.Q, të cilët ndodhen në Spitalin e Lushnjes nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/perplasen-tre-makina-ne-aksin-fier-lushnje-humb-jeten-18-vjecari-dy-plagosen
Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz
Recommended