Report TV Përplasen dy automjete në aksin Lezhë Shkodër, humb jetën një person
  • 4 years ago
LEZHË- Një aksident me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur në aksin Lezhë-Shkodër. Mësohet se viktimë në këtë aksident ka mbetur Ndue Marku nga Blinishti, trupi i të cilit ka mbetur në makinë për shkak të deformimit të dyerve dhe po punohet për nxjerrjen e tij.

Në aksident janë përfshirë dy makina një mjet tip Fiat me targa AA 677 MF, që drejtohej nga viktima dhe një mjet tjetër tip 'Benz' me targa AA 814 PR. Ndërkohë në vendin e ngjarjes ka shkuar ambulanca dhe forca të shumta policie.
Recommended