Aksident në aksin Lezhë-Laç, përplasen dy makina, nuk ka të lënduar
  • 5 years ago
Dy makina janë përplasur mbrëmjen e sotme në aksin Lezhë-Laç në afërsi të urës së Milotit. Aksidenti ka ndodhur rreth orës 21:30, ndërsa raportohet vetëm për dëme materiale.

Fatmirësisht nga përplasja nuk ka të lënduar, ndërsa Report Tv sjell pamjet nga vendi ku shënua aksidenti. Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes duke nisur hetimet.

Këtë vit që po lëmë pas në Shqipëri janë shënuar një numër i lartë viktimash dhe të plagosurish nga aksidentet.
Recommended