Aksident në aksin Elbasan-Tiranë, përplasen dy automjete, 5 të plagosur
  • 5 years ago
Një aksident është shënuar këtë të enjte në aksin Elbasan-Tiranë, ku për pasojë kanë mbetur të plagosur 5 persona. Mësohet se aksidenti ka ndodhur në fshatin Mamël. Sipas policisë bëhet me dije se në aksident janë përfshirë dy makina, ku drejtuesi i mjetit tip ?Benz? është përplasur me një automjet tjetër ?Pasat? ku për pasojë kanë mbetur të lënduar 5 persona, të cilët ishin pasagjerë.

Mësohet se të plagosurit janë Xhulian Muça, Loanis Dodja, 20 vjeç, Kristiano Gjika 5 vjeç, të tre këta banues në fshatin Katund i Ri, në Elbasan dhe Joanis Toçka dhe Bardhyl Muça.

Ende nuk dihet shkaqet, por policia po punon për të zbuluar rrethanat e aksidentit.

Njoftimi i plotë i policisë:

Në aksin rrugor Elbasan- Tiranë, në fshatin Mamël, është përplasur mjeti me targa EL8982 B me drejtues shtetasin A.Xh., me mjetin me targa TR1388U me drejtues shtetasin B.M.

Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar 3 shtetas, të cilët ishin pasagjerë në mjetin me targa El 8982 B, konkretisht shtetasit J.M., 27 vjeç, L.D., 20 vjeç, K.Gj. 5 vjeç, të tre banues në fshatin Katund i Ri, Elbasan, të cilët janë transportuar në Spitalin e Elbasanit për mjekim, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendgjare dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.
Recommended