Report TV - Aksident i rëndë në Lezhë! Përplasen dy makina, 3 të plagosur
  • 4 years ago
Një aksident ka ndodhur në aksin Lezhë-Laç në afërsi të Urës së Matit. Si pasojë e këtij aksidenti kanë mbetur të plagosur dy të rinj të cilët janë dërguar me urgjencë në spitali e Traumës në Tiranë për të marrë ndihmë mjekësore. Të plagosurit janë K.F dhe F.K të dy drejtues të mjeteve që u përfshinë në aksident.

Ndërkohë në vendin e ngjarjes kanë shkuar forca të shumta policie të cilët po hetojnë për bardhjen e plotë të ngjarjes.Në aksin rrugor Lezhë - Milot, në afërsi të urës së Matit,  automjeti  me drejtues shtetasin K.F. është përplasur me automjetin  me drejtues shtetasin F.K.Si pasojë e përplasjes kanë marrë demtime 2 shtetas që ndodheshin si pasagjerë në mjetin me drejtues F.K., të cilët janë transportuar në spitalin e Traumës Tiranë dhe ndodhen nën kujdesin mjekësor Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për sqarimin e rrethanave te aksidentit
Recommended