Report TV - Aksident në Kukës, përplasen dy makina, tre të plagosur, njëri rëndë
  • 6 years ago
KUKES-Tre persona kanë mbetur të plagosur nga një aksident që ndodhi rreth orës 15:30 minuta të ditës së sotme. Aksidenti ka ndodhur në aksin Kukës-Peshkopi te mbikalimi i Gostilit. Dy nga të plagosurit janë burrë dhe grua që po udhëtonin në njërën makinë, ndërsa i plagosuri i tretë ishte vetëm në makinën tjetër.

Njëra nga makinat është me targa italiane. Të plagosurit janë transportuar në spital, ndërsa njëri raportohet se ndodhet në rrezik për jetën, pasi ka plagë të rënda. Policia ka nisur hetimet, ndërsa nga të dhënat e para dyshohet se shkak për aksidentin ka qenë shpejtësia dhe humbja e kontrollit të njërit prej mjeteve.
Recommended