Aksident në aksin Lezhë-Laç, përplasen 2 makina, 5 të plagosur, 2 dërgohen në spitalin e Traumës

  • 5 years ago
Pesë persona janë plagosur nga një aksident mbrëmjen e sotme në aksin Lezhë-Laç në afërsi të urës së Milotit. Përplasja e dy makinave ndodhi rreth orës 21:30, ndërsa Report Tv sjell pamjet nga vendi ku shënua aksidenti.

Dy nga të plagosurit janë nisur drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, pasi ndodhen në gjendje më të rëndë, ndërsa tre të tjerët janë transportuar në spitalin e Lezhës.

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes duke nisur hetimet. Aksidenti ka sjellë bllokimin e rrugës duke krijuar trafik. Këtë vit që po lëmë pas në Shqipëri janë shënuar një numër i lartë viktimash dhe të plagosurish nga aksidentet.

Recommended