Report TV - Plagosen me thikë dy persona në Fushë-Krujë, nisen me urgjencë në spitalin e Traumës
  • 4 years ago
Dy të rinj janë plagosur me thikë sot në qytetin e Fushë-Krujës. Si rrejdhojë e plagëve të marra ata janë dërguar menjëherë në spitalin e qytetit, por më pas janë nisur me urgjencë drejt spitalit të Traumës në Tiranë.

Për momentin nuk dihet arsyet apo shkaqet e këtij sherri me mjete prerëse, por në vendngjarje ka mbërritur policia. Bëhet me dije se personat janë Serdar Tali 30 vjeç dhe Elgert Gjoni 28 vjeç.

Për momentin dy të plagosurit nuk kanë treguar arsyet e kësaj ngjarje, ndërsa në vijim pritet të zbardhen edhe detajet.
Recommended