Report TV - Aksidentohen tre makina në Patok, 2 të rinjtë dërgohen me urgjencë në spitalin e Traumës
  • 4 years ago
Tre mjete janë përfshirë në një aksident pranë kryqëzimit të Patokut në afërsi të Laçit.

Për pasojë dy të rinj kanë mbetur të plagosur dhe janë dërguar për mjekim të specializuar në spitalin e Traumës në Tiranë, por fatmirësisht raportohet se janë jashtë rrezikut për jetën.Shkak për aksidentin është bërë një parakalim i gabuar i njërit prej mjeteve. Ndërkohë policia po heton për shkaqet e aksidentit të trefishtë.
Recommended