Report TV - Protesta e opozitës, plagosen 5 policë, dërgohen te Spitali i Traumës
  • 5 years ago
Kryeministri Edi Rama reagoi për herë të parë për protestën e opozitës që u kthye në tentativa të dhunshme për të sulmuar kryeministrinë dhe parlamentin.

Kreu i qeverisë në një postim në rrjetet sociale shpreh solidarizim për punonjësit e policisë që mbetën të lënduar me djegie në fytyrë nga hedhja e kapsollave, tymuesve dhe shashkave nga ana e protestuese, ndërsa sulmon opozitën që sipas tij është jo vetëm pa kokë drejtuese, por edhe pa të ardhme.

"Solidaritet me çdo punonjës policie që në ditë si kjo, duhet të përballet me ekseset fizike të një politike të dëshpëruar, pa kokë, pa drejtim, pa të nesërme! Keqardhje për policët e plagosur nga goditjet qorre të dy partive të verbuara, që marshojnë në rrugën e vetëshkatërrimit", shkruan Rama në Twitter.

Lleshaj: Plagosja e policëve është një turp dhe shkelje e madhe e ligjit dhe autorët do të mbajnë përgjegjësi

Ministri i Punëve të Brendshme, Sandër Lleshaj e quan turp protestën e opozitës nisur nga fakti që nga dhuna mbetën të plagosur edhe efektivë ndërsa protestuesit goditën institucionet kushtetuese. Lleshaj tha se autorët do të mbajnë përgjegjësi.

"Edhe sot dhuna e verbër po godet institucione kushtetuese dhe Policinë e Shtetit shqiptar. Plagosja e policëve është një turp dhe shkelje e madhe e ligjit dhe autorët do të mbajnë përgjegjësi. 5 punonjës të Policisë së Shtetit të plagosur janë në Spitalin e Traumës, pasojë e ethes për pushtet të një grupi të papërgjegjshëm parapolitik", - shkruan Lleshaj.
Recommended