Report TV - Momenti kur kryebashkiaku i Lushnjes Fatos Tushe mbërrin te Spitali i Traumës
  • 4 years ago
LUSHNJE- Kryebashkiakut të Lushnjes Fatos Tushe, i është bërë atentat mëngjesin e sotëm në ambientet e bashkisë. Ai është plagosur nga një granatë që është hedhur në zyrën e tij nga ish-shoferi Gëzim Saraçi. Nga shpërthimi ka mbetur e plagosur edhe sekretarja e bashkisë së Lushnjes Erisa Qalliu e cila ka marrë dëmtime në fytyrë. Tushe dhe Qalliu janë nisur drejt spitalit të Traumës në Tiranë për një trajtim më të specializuar mjekësor. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm, në momentin kur Tushe ka shkuar në zyrë, kur është paraqitur me granatë atentatori. Dyshohet se në momentin e largimit, Saraçi është ndihmuar edhe nga persona të tjerë.
Nën masa të shumta sigurie dhe në një kontroll të lartë mjekësor, kryebashkiaku i Lushnjes Fatos Tushe ka mbërritur në spitalin e Traumës në kryeqytet. Ai është dërguar me urgjencë në ambientet e spitalit ku do t'i nënshtrohet një trajtimi më të specializuar mjekësor.
Recommended