Morën gjysmën e tokës te Spitali i Traumës me letra false, arrestohen pronarët fiktivë dhe ndërtuesi
  • 5 years ago
Dy pronarë fiktivë që 12 vite më parë morën me letra false gjysmën e Spitalit të Traumës prej 25 mijë m2, u vunë në pranga nga Policia, së bashku me ndërtuesin Dritan Llanaj.

Arrestimi i Kadri Pazarit, Arben Cacit dhe Dritan Llanajt u bë me urdhër të prokurorit Ervin Karanxha i cili ka zbuluar gjatë hetimit edhe falsifikimin e letrave të pronësisë.

Sipas hetimeve, nga Pazari e Caci që morën tokën tek Spitali i Tarumës me letra fale, toka i është kaluar në vitin 2010 ndërtuesit Dritan Llanaj, i cili është shprehur se e ka blerë tek dy pronarët pa pasur dijeni për falsifikimin.

Në këtë pronë në perimetrin e Spitalit, Dritan Llanaj kishte planifikuar një ndërtim për të cilin tashmë është vendosur pezullimi. Por teksa projekti është pezulluar, Llanaj kishte lidhur kontrata shit-blerje me qytetarët për ndërtimet që do bëheshin në zonën e 25 mijë m2 të falsifikuara tek ish Spitali Ushtarak

Dritan Llanaj njihet si ndërtues që ka pasur probleme me ligjin edhe më herët në raport me mashtrimin e qytetarëve dhe pronat. Por ai ka fituar lirinë
Recommended