Ora News - Ardian Çapja kërkon të dalë nga spitali i Traumës, makina e autorëve “fantazmë”

  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews
Biznesmeni Ardian Çapja ka kaluar rrezikun dhe ka kërkuar të mjekohet privatisht duke u larguar nga spitali i Traumës. Pas atentatit ku mbeti i plagosur në Elbasan, 55-vjeçari është marrë në pyetje por nuk ka dhënë detaje për ngjarjen. Nga ana tjetër prokuroria ka marrë në dorëzim dosjen e ngjarjes në të cilën theksohet se nuk janë gjetur të dhëna për armën ushtarake që u përdor në krim dhe as për automjetin që autorët dogjën pas sulmit me armë.

Prokuroria e Elbasanit ka marrë në dorëzim nga policia dosjen penale në lidhje me plagosjen e biznesmenit Ardian Çapja tri ditë më parë. Mësohet se ka 55-vjeçari dalë nga situata e rrezikut dhe pas përmirësimit të gjendjes shëndetësore, i ka kërkuar spitalit të Traumës që ta lirojnë për tu kuruar privatisht për plagën që ka marrë në shpatull.

Nga ana tjetër prokurori që do të drejtojë hetimet është përcaktuar me anë të shortit ndërkohë që ka nisur shqyrtimi i materialeve dhe provave të mbledhura në vendin e ngjarjes. Nga verifikimi i pamjeve filmike të kamerave të sigurisë në zonë rezulton se autorët kanë qenë tejet të kujdesshëm për të mos u ekspozuar pasi filmimet kanë kapur vetëm momentet e fundit kur automjeti i përdorur në atentat, një ''Volksvagen Sharan'', largohet nga vendi i ngjarjes.

Kjo makinë, sipas prokurorisë rezulton se nuk ka asnjë të dhënë në Shqipëri pasi nuk është zhdoganuar dhe regjistruar asnjë herë ndërkohë që targa që i ishte vendosur është vjedhur në Krujë. Po kështu versioni i pjesëmarrjes së tre personave në atentat është pohuar vetëm nga një dëshmitar por nuk mbështetet ende në prova të tjera. Edhe verifikimet për snajperin ushtarak kanë dështuar pasi numri I serisë së armës është fshirë nga djegia.

Për më shumë lexoni në:
https://oranews.tv/article/plagosja-e-ardian-capjas-prokuroria-merr-dosjen-makina-e-autoreve-fantazme

Ndiqni emisionin e plotë këtu: https://youtu.be/EQvLFa7KV0Q

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv

Recommended