Urgjencat kirurgjikale do te kryhen tek Spitali i Traumes
  • 3 years ago
Gjatë vjeshtës dhe dimrit të gjithë urgjencat kirurgjikale do të kryhen në Spitalin e Traumës. Që prej muajit Mars, ky spital ka kryer mbi 29 mijë urgjenca kirurgjikale, ndërsa ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu bëri të ditur se po punohet për rritjen e kapaciteteve të shtretërve, për të përballuar edhe virozat e stinës.

?Në strategjinë tonë të vjeshtë-dimrit dhe në planin tonë aktual, ne jemi të përgatitur që të dyfishojmë kapacitetet e shtretërve për të përballuar jo vetëm Covid-19 por dhe për rastet që do të jenë me grip, pasi mund të ketë një mbivendosje dhe do të ketë edhe më shumë flukse në spitalet tona?.

Aktualisht në dy spitalet Covid afro 30% e kapaciteteve janë të lira. Në total, në të 4 spitalet Covid janë 500 shtretër për përballimin e pacientëve me Covid-19. Ndërsa 150 mjekë dhe infermierë po përgatiten për spitalet Covid 3 dhe 4.

Tv Klan

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/
Recommended