Kryebashkiaku Tushe le Spitalin e Traumes
  • 4 years ago
Kryebashkiaku i Lushnjës, Fatos Tushe ka lënë ambientet e spitalit të traumës në Tiranë dhe tashmë ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore. Pas plagosjes në zyrën e tij nga shpërthimi granatës ai mori ndihmën e parë në spitalin e Lushnjës dhe më pas u transportua me urgjencë drejt spitalit të Traumës në kryeqytet për mjekim më të specializuar.

?Tushe ka marrë një cifël në pjesën e gjoksit, e cila është hequr në spitalin e Lushnjes. Është i qetë, i kthjellët dhe pak më parë komunikoi me mua. Natën e ndërrimit të viteve do e kalojë në shtëpi?, tha Vilson Ruci, zv/drejtori i Spitalit të Traumës.

Në gjendje më të rëndë shëndetësore ndodhet sekretarja e kreut të Bashkisë, Erisa Qalliu. 25-vjeçarja ka pësuar dëmtime në fytyrë, në duar edhe në këmbë, por fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën.

?Ajo është ende në ndërhyrje kirurgjikale. Kë dëmtime në kockat e fytyrës, të duarve dhe të këmbëve. Është jashtë rrezikut për jetën, por ka nevojë për një trajtim të mëtejshëm?, tha Ruci.

Fatos Tushe qëndroi për rreth 2 orë në ambientet e spitalit të Traumës, dhe gjatë kësaj kohe u vizitua nga kryetari i kuvendit Gramoz Ruçi, ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, nga kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla si dhe deputetë socialistë.

Tv Klan
Recommended