Report TV - Skrapar, përmbyset furgoni me nxënës, e plagosura mbërrin në Spitalin e Traumës

  • 6 years ago
SKRAPAR- Furgoni, ku po udhëtonin 10 nxënës ka humbur kontrollin duke ka dalë nga rruga dhe si pasojë është përmbysur. Dhjetë nxënësit kanë mbetur të plagosur, një është në gjendje të rëndë dhe është transportuar në Tiranë me helikopter për mjekim të specializuar.

Romina Kapllani 18-vjeçe mbërriti në Spitalin e Traumës rreth orës 10:00 dhe ndodhet në kujdesin e mjekëve. Katër nxënës ndodhen në spitalin rajonal të Beratit dhe pesë të tjerët ndodhen në Spitalin e Skraparit pa rrezik për jetën. Mes të plagosurve është edhe një 8-vjeçar me fraktura në këmbë.

Recommended