Ora News - Skrapar, dy mësues japin shembullin e mirë, ndërtojnë shkollën për 5 nxënës
  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Dy mësues dhanë një shembull dhe bënë realitet një ëndërr!

Me donacione dhe punë vullnetare ata arritën tu japin një shkollë të re 5 nxënësve të fshatit fshatit Vendreshë Mal në Skrapar, të cilët për vite me radhë zhvillonin mësim në një ambient të rrënuar!

Donald Dervishi dhe Borsion Spaho prej shtatorit të vitit të kaluar u vunë në nisme për mbledhjen e donacioneve dhe tashmë e gjithë përpjekja është materializuar në një shkollë të re!

Ajo do të jetë gati të presë më 17 shtator 5 nxënësit e saj.

Ndërsa Mësuesit Donald Dervishi dhe Borsion Spaho nuk e fshehin gëzimin për atë që arritën të bëjnë!

"Të kemi këtë ndërtesë që do të shfrytëzohet nga nxënësit për vitin e ri 2018-2019"

"Rrugës tonë iu bashkuan edhe shumë njerëz që na ndihmuand he na dhanë zemër"

Pak ditë se në shkolLën e re të Vendreshë Mal të bjerë zilja e parë dhe në bankat e saj të ulen 5 nxënësit e fshatit malor, atje po bëhen përgatitjet e fundit.

Dhuruesve ju bashkua dhe Myftinia i Tiranës me donacione! Myftiu Ylli Gurra udhëtoi deri në fshatin Malor për të mbështetur dy mësuesit nismëtare, por më shumti për të shpërndarë mesazhin sipas tij të fortë që ata u dhëna të gjithë njerëzve!

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/skrapar-dy-mesues-japin-shembullin-e-mire-ndertojne-shkollen-5-nxenes
Recommended