Stop - Lezhe-Ungrej/ 8 nxenes fiktive ne shkollen e mesme, askush nuk i njeh! (30 maj 2019)

  • 5 years ago
stop.tvklan.al Nje emision satiro-investigativ nga Saimir Kodra & Gentian Zenelaj. E hene - E premte ora 20:05 @ Tvklan & KlanHD; Emisioni ?Stop? është ndalur 30 km larg Lezhës, në fshatin Ungrej, pas një denoncimi për shkelje në shkollën e mesme të bashkuar ?Gjergj Bib Gjergji?.

Në këtë shkollë janë të regjistruar 8 nxënës, që nuk paraqiten në shkollë dhe nuk marrin mungesa. Si të mos mjaftonte kjo, gjithçka ka ndodhur në dijeni të drejtoreshës Yllka Leka. Kjo e fundit fillimisht tha se ka një problem shëndetësor dhe se nxënësit ishin në mësim, por më pas urdhëroi mbylljen e dyerve të shkollës.

Nga ana tjetër mësuesit nuk dhanë asnjë informacion për 8 nxënësit fiktivë, si dhe nuk pranuan të hapnin dyert e shkollës. Ndaj dhe gazetarja e emisionit ?Stop? komunikoi me drejtoreshën Leka nëpërmjet një telefonate.

Gazetarja: Të lutem, unë po pres sa të mbarojë dhe ora e gjashtë. Mund të më vesh në dispozicion një mësues që të më sqarojë për problematikën që kam ardhur? Në lidhje me nxënësit që janë regjistruar dhe nuk kanë ardhur?

Drejtoresha Leka: Jo!

Gazetarja: Si jo?

Drejtoresha Leka: Jo sot, jo!

Gazetarja: Nuk është me preferncë kjo moj zonjë!

Drejtoresha Leka: Meqë s?është me preferencë, por ti e ke preferencën sot?

Gazetarja: Në mungesën tuaj, ke një zëvendësues?

Drejtoresha Leka: Unë nuk kam nëndrejtor?

Gazetarja: Në rregull, një mësues kujdestar të këtyre nxënësve. Dikush duhet të flasë sot këtu!

Drejtoresha Leka: Flasim një moment tjetër, dakord?

Por gazetarja e emisionit ?Stop? nuk mund ta lente me kaq këtë çështje, ndaj vendosi të kapërcejë kangjellat dhe të hyjë në shkollën e mesme të bashkuar ?Gjergj Bib Gjergji?. Edhe pse orari mësimor kishte mbaruar, dyert e shkollës vijonin të qëndronin të mbyllura.

Mësuesit u shprehën të shqetësuar dhe të bezdisur nga prezenca e gazetares, duke thënë se nuk ka asnjë të drejtë për të kërkuar informacione të tilla. Ata gjithashtu pohuan se nxënësit që u përmendën e frekuentojnë mësimin. Ndërsa nxënësit e shkollës u shprehën se nuk i njohin.

?Jashtë kamerave? 2 mësuese vijuan me pretendimin se një prej nxënësve e frekuenton shkollën, madje bëjnë bashkë rrugën me të njëjtin furgon çdo ditë.

Gazetarja: Këtu vendi është aq i vogël, saqë njihet çuni i filanit e i fistekut, ai andej? S?e njihni juve këtë listën këtu? Ju e njihni shumë mirë këtë listën!

Mësuesja 1: Kush është kjo Xhensila?

Mësuesja 2: Kjo është biondja, biondja moj, që ka thonjtë?

Mësuesja 1: Ueeeehaa kam harruar. Ajo vjen në furgon me ne çdo ditë.

Gazetarja: Vjen me ju?

Mësuesja 1: Po! Të betohem, po!

Gazetarja: Po duhet të kthehet me juve sot!

Mësuesja 2: A duhet të ta sqarojmë? Eshtë një bionde moderne?

Gazetarja: Bionde, po me lesh të verdhë ama?

Mësuesja 2: Me thonj pak?

Gazetarja: Ku iku?

Mësuesja 1: Sot nuk ka ardhur me ne, thashë unë.

Gazetarja: S?ka ardhur, që në mëngjes?

Operatori: Sot s?ka ardhur fare?

Mësuesja 1: S?e kam parë! Sot s?ka ardhur me ne. Ata (nxënësit) e Lezhës, ato kanë ardhur vërte...

Recommended