"BOOM" Tërmeti u dëmtoi shkollën, nxënës e prindër në protestë për transportin - 11 shkurt 2020

  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews

Emisioni investigativ "BOOM" në RTV Ora solli këtë të martë denoncimin e banorëve të fshatit Goriçan të Urës Vajgurore.

Tërmeti i 26 nëntorit shkaktoi disa dëme në shkollën 9- vjeçare "Meleq Gjozi" ndaj për këtë arsye bashkia dhe Zyra e Arsimit, gjykuan që derisa të merret vendimi përfundimtar nga Instituti i Ndërtimit, mësimi të zhvillohet në shkollat fqinje.

Kështu, shkolla e Kutallisë u pa si një zgjidhje. Por, problemi ka të bëjë me shpenzimet e transportit deri në Kutalli, ku sipas prindërve ato duhet të bëhen nga vetë ata, çdo ditë dhe në fund të çdo muaji, bashkia do t'ua rimbursojë, duke kaluar paratë në llogari bankare individuale.

Prindërit nuk shprehin dakordësinë për të hapur secili llogari më vete pasi për ta është e kushtueshme, pasi për të shkuar në qytet te banka, do humbin para dhe ditën e punës, ku pjesa më e madhe janë fermerë dhe nuk kanë ekonomi të mjaftueshme.

Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/gorican-termeti-u-demtoi-shkollen-nxenes-e-prinder-ne-proteste-transportin-boom-u-zgjidh-hallin

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Recommended