Ora News - Prindër dhe nxënës në Mengël bllokojnë rrugën, përplasen me shoferët

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Prindërit dhe nxënës të shkollës 9-vjeçare në Mengël të Elbasanit kanë bllokuar edhe sot rrugën nacionale Elbasan-Librazhd në shenjë protestë për hapjen e shkollës së fshatit.

Bllokimi u rrugës është shoqëruar me tensione mes banorëve dhe drejtuesve të mjeteve që nuk janë lejuar të kalojnë.

Rradha e automjeteve shkon deri në 10 km.

Prej tre javësh, banorët e Mengëlit protestojnë për hapjen e shkollës, e cila është mbyllur vitin e kaluar pasi u dëmtua pas lëkundjeve të tërmetit dhe është cilësuar e rrezikshme.

Drejtorja e shkollës njoftoi dje se të hënën bashkia Elbasan zhvillon tenderin për firmën që do të rikonstruktojë shkollën, por prindërit nuk e besuan

Janë 271 nxënës qe prej 17 shtatorit te mos ulen ne bankën e shkollës, ndërsa protestojnë bashkë me prindërit për hapjen e shkollës së fshatit.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/prinder-dhe-nxenes-ne-mengel-bllokojne-rrugen-perplasen-me-shoferet

Recommended