Darzeze/ Protestojnë nxënës e prindër, shkak kushtet e këqija të transportit
  • 4 years ago
Rreth 90 nxënës të shkollës ?Darzeze e Re? bojkotuan mësimin mëngjesin e kësaj të enjte. Shkak për këtë janë kushtet e këqija të dy autobusëve që bëjnë transportin e tyre drejt shkollës së Hoxhares.


Nxënësit tregojnë se është ftohtë dhe autobusi nuk ka ndenjëse për të gjithë. Prindërit thonë se me kushtet aktuale nuk mund ti dërgojnë fëmijët në shkollë, sidomos në këto temperatura të ulëta.

Drejtuesit e njësive administrative ?Dermenas? premtojnë se autobusët do të zëvendësohen me mjete të tjera më të mira, pas ankesave të prindërve.

Bashkia e Fierit, disa javë më parë mori vendimin për rindërtimin e godinës së shkollës për shkak se ajo pësoi dëme nga tërmeti, çka u faktua nga grupet e ekspertëve.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Darzeze#Proteste#TopChannel
Recommended