Top News - Covid, 144 raste të reja/ 4 viktima në 24 orë, 214 të shtruar
  • 3 years ago
Ministria e Shëndetësisë raportoi për 144 raste të reja me koronavirus gjatë 24 orëve të fundit, ku u testuan 912 raste të dyshuar. Ashtu si edhe në ditët e kaluara, Tirana vijon të mbetet vatra kryesore e pandemsië, ku janë shënuar 72 rast te reja, ndërsa në shkodër janë 9 raste , në lushnje 8 dhe ne fier 7 raste, duke vijuar qytetet e zonat e tjera me me pak raste. Ndërkaq janë shënuar 4 humbje jete, duke e çuar numrin total të jetëve të humbura gjatë pandemisë në 400 presona. Autoritetet Shëndetesore bënë të ditur se në dy spitalet covid po trajtohen 214 pacientë, 19 në terapi intensive nga të cilët 6 pacientë janë të intubuar. Po kështu janë shëruar 150 qytetarë duke e çuar në 8825 numrin e të shëruarve në vend që prej fillimit të epidemisë, ndërsa numri i rasteve aktive ka shkuar ne 8185. Duke analizuar të dhenat e javës që lamë pas që ishte edhe java e 40 e pandemis, epidemia është paraqitur me nje trend të lehtë të pozitivitetit krahasuar me javën e 39 me një mesatare ditore prej 145,5 raste. Ndërsa incidenca javore është 35.6 raste/1 milion banorë. në 7 muajt e pandemisë në vendin torë me statistika zyrtare janë infektuar me covid 19 14 410 persona.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Situata#TopChannel
Recommended