Top News - Covid, 132 raste të reja/ 4 viktima në 24 orë, 173 të shtruar

  • 3 years ago
Në raportimin ditor të të dhënave mbi situaten e pandemisë së covid 19 në vendin tonë, vihet re një ulje e lehte e rasteve të reja gjatë dy ditrëve të fundit, por gjithsesi shifrat vijojnë te mbeten të shqetësuese. Ministria e Shëndetësisë bëri të ditur të enjten se nga testimi i 817 personave të dyshuar janë konfirmuar pozitiv 132 rastë te reja me coronavirus, duke e cuar numrin total të rasteve pozitive në 11 948. ndërkaq janë 4 pacientë që nuk kanë mundur t?i mbjetojnë dot sëmundjes vdekjeprurëse, duke e çuar numrin total të viktimave në 347.
24 raste në Tiranë, 15 në Gjirokastër, nga 10 raste në Korçë, Elbasan, nga 8 raste në Krujë, Lezhë, nga 7 raste në Shkodër, Durrës, nga 6 raste në Kukës, Berat, nga 5 raste në Dibër, Malësi e Madhe, nga 3 raste në Has, Pustec, nga 2 raste në Kavajë, Pukë, Tropojë, Pogradec, Bulqizë, nga 1 rast në Lushnje, Vlorë, Kamëz, Mat, Maliq. Ju informojmë se në 24 orët e fundit, me gjithë përpjekjet e mjekëve, e kanë humbur betejën me COVID19 një 66 vjeçare nga Kukësi, një 69 vjeçar nga Kurbini, një 70 vjeçar nga Elbasani dhe një 72 vjeçar nga Tirana. Situata në spitale vijon të jetë e qëndrueshme. Aktualisht në spitalin Infektiv dhe ?Shefqet Ndroqi? po trajtohen 173 pacientë, 15 në terapi intensive nga të cilët 6 pacientë janë të intubuar.
55 qytetarë janë shëruar në 24 orët e fundit, duke e çuar në 6788 që nga fillimi i epidemisë.

Nisur nga protestat e zhvilluara së fundmi, gjatë deklarëts për shtyp ministria e Shëndetësisë solli në kujtesë se ende ndalohen të gjitha grumbullimet pasi janë burim i përhapjes së infeksionit dhe vënë në rrezik shëndetin e të gjithëve. Autoritetet shendetesore u bënë thirrje të gjithë personave që janë konfirmuar pozitiv me covid 19, por edhe ata që janë të dyshuar që të qëndrojnë të izoluar, ndërsa qytetarët e tjerë duhet të respektojnë masat mbrojtëse, distancën fizike, vendosjen e maskës në ambjente të mbyllura dhe aty ku nuk ruhet distanca si dhe kujdes të shtuar për higjienën personale.


Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Bilanci#TopChannel

Recommended