Top News - Covid, 150 raste të reja/ 2 viktima në 24 orë, 189 të shtruar
  • 3 years ago
Ministria e Shëndetesisë raportoi sërish shifra të larta të covid 19, ku gjatë 24 orëve të fundit u konfirmuan 150 raste të reja nga 809 testime te kryera, duke e cuar numrin total të infektuarve në l2 535 që nga fillimi i pandemisë. autopritetet shëndetesore konfirmuan se 2 qytetarë kanë humbur jetën gjatë 24 orëve të fundit duke e cuar ne 364 numrin e viktimave. Ndërkohë që janë rritur sërish edhe shtrimet e pacienteve në 2 spitalet covid.
Shpërndarja gjeografike e të konfirmuarve pozitivë në 24 orëve të fundit është si vijon: 66 raste në Tiranë, 9 raste në Elbasan, 8 raste në Fier, 6 raste në Shkodër, Durrës, Kavajë, Vlorë, 5 raste në Korçë, Kukës, Gjirokastër, 3 raste në Lezhë, Mirëditë, Bulqizë, 2 raste në Lushnje, Mallakastër, Pogradec, Divjakë, Malësi e Madhe, Peqin, Kolonjë, 1 rast në Rrogozhinë, Berat, Librazhd, Sarandë, Gramsh. Aktualisht në spitalin Infektiv dhe ?Shefqet Ndroqi? po trajtohen 189 pacientë, 16 në terapi intensive, nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar. Ju informojmë se në 24 orët e fundit, me gjithë përpjekjet e mjekëve, e kanë humbur betejën me COVID19 një 75 vjeçar nga Tirana dhe një 85 vjeçar nga Shkodra. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve. 55 qytetarë janë shëruar në 24 orët e fundit, duke e çuar në 6995 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë.
Ministria e Shëndetësisë u bëri sërish thirrje qytetarëeve që të mos ulin vigjilencën për t?u mbrojtur nga koronavirusi, dhe të respektojnë masat kryesore, ruajtjen e distancimit fizik me të tjerët, larjen ose dezinfektimin e duarve, vendosjen e maskes ose barrierës mbrojtëse në ambiente te mbyllura ose aty ku nuk ruhet dot distanca.


Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Situata#TopChannel
Recommended