Top News - 4 viktima në 24 orë/ 124 raste të reja, 116 të shtruar
  • 3 years ago
Situata nga covid 19 ne vendin tone vijon te jete shqetesuese me raste pozitive që shtohen dite pasdite dhe jete te humbura. Gjate raportimit ditor ministria e Shendetesise konfirmoi se kane humbur jeten gjate 24 oreve 4 persona që po trajtoheshin në terapinë intensive në dy spitralet covid 1 dhe 2, duke e cuar numrin e jeteve te humbura qe nga fillimi i pandemise në 193. Ndërkaq nga testimi i 500 tamponeve janë konfirmuar pozitiv me koronavirus 124 persona.

Fatkeqësisht, edhe pas përpjekjeve të mëdha të ekipeve mjekësore, në dy spitalet Covid, nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen një 76 vjeçare nga Shkodra, dhe 3 qytetarë nga Tirana; një 50 vjeçar; një 75 vjeçar dhe një 76 vjeçar. Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore është si vijon: 33 raste në Tiranë, 19 në Elbasan, 9 në Mirditë, 8 në Lushnje, nga 7 raste Fier, Krujë, 6 në Korçë, nga 4 raste në Shkodër, Durrës, Vlorë, Divjakë, 3 në Tropojë, nga 2 raste në Kurbin, Lezhë, Pukë, nga 1 rast në Kavajë, Kamëz, Pogradec, Tepelenë, Fushë-Arrëz, Dibër, Malësi e Madhe, Vorë, Maliq, Patos. Aktualisht ne spitalin Infektiv dhe "Shefqet Ndroqi" po trajtohen 116 pacientë të konfirmuar pozitivë me Covid19, 19 pacientë janë në terapi intensive, 4 prej të cilëve të intubuar.


Ministria e Shendetsise beri te ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 41 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 3268, që nga fillimi i epidemisë. Ndersa raste aktive ne te gjithe vendin jane 2814, shifer qe konsiderohet e larte nga specialistet dhe ekspertet e shendetesise. Shumica e personave aktive me covid 19 qe jane te izoluara ne kushte shtepie po ndiqen nga mjekët e familjes. Në të dy spitalet Covid, përveç pacientëve të konfirmuar pozitivë me Covid19, po vijojnë të marrin trajtim edhe pacientë të dyshuar, të cilët po trajtohen sipas protokolleve përkatëse. autoritetet serish u benë thirrje biznesvee, instyicioneve që të respektojnë protokollet e siguruisë në punë, ndërsa qytetarët të respektojnë masat e vendosura sic është mbajtja e maskave në ambientete m byllura dhe aty ku është e pamundur ruajtja e distances fizike.


Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram...
Recommended