PD, kundër ligjit të ri zgjedhor/ Basha: Me çdo formulë, ne do ta mundim Ramën
  • 3 years ago
Në një kohë kur ne Parlament diskutoheshin ndryshimet në ligjin zgjedhor, vëmendja e Lulzim Bashës ishte situata e biznesit të vogël në rrugën e Durrësit dhe ?Myslym Shyri?.


Edhe pse nuk është dakord me formulën e socialisteve për listat dhe koalicionet Partia Demokratike nuk do e braktise betejën e 25 Prillit.

Basha- Hapat që duan të hedhin sot në Kuvend janë tërësisht antikushtetues dhe tregojnë tmerrin dhe frikën e Edi Ramës dhe atyre që e rrethojnë nga procesi zgjedhor. Nuk ka formulë që ta shpëtojë Edi Rama nga ndëshkimi popullor. Sikur vetëm për premtimet e pa mbajtura dhe efektin që kanë pasur, Edi Rama do të largohet me votë plebishitare. Çdo hap antikushtetues në kundërshtim me 5 qershorit dhe standardet e OSBE-ODIHR, do të kontestohet.

Pasi socialistët siguruan shumicën kushtetuese për të kaluar ligjin e ri zgjedhor në Parlament, Monika Kryemadhi përdori nje retorike më të ashpër ndaj Kryeministrit, për të cilin tha se e pret burgu.

Kryemadhi? Veprimet ne fund ne panik e sipër te kufomës Edi Rama treguan se ai se ka frike nga populli dhe partia e tij dhe vota e lire e shqiptareve. Jo vetëm nuk hapi listat por ibunkerizoi. Ai tregoi friken e tij qe ka nga partneret serioz europian. Sot Edi Rama tregoi se ka frike dhe s?mund te ndahet nga bandat. Ti zotëri e ke vendin tek bashkëpunëtoret e tij, si ndodh rëndom do jesh kolegu u qelisë se tyre.

Me miratimin pa konsensus të ligjit zgjedhor për opozita jashtëparlamentare Edi Rama ka shkatërruar marrëveshjen politike të 5 qershorit duke goditur rende integrimin europian te vendit.

Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#LulzimBasha#PD#TopChannel
Recommended