Top News - Nobeli i mjekësisë/ Zbuluesve të virusit të Hepatitit C
  • 3 years ago
Tre shkencëtarë që zbuluan virusin e Hepatitit C kanë fituar Çmimin Nobel për Mjekësi, për vitin 2020. Fituesit janë: shkencëtari britanik Michael Houghton dhe studiuesit amerikanë Harvey Alter dhe Charles Rice. Komiteti i Çmimit Nobel tha se zbulimet e tyre "shpëtuan miliona jetë".Ky virus është një shkaktar i zakonshëm i kancerit të mëlçisë dhe një arsye kryesore pse njerëzit kanë nevojë për një transplant të mëlçisë. Testet shumë të ndjeshme të gjakut kanë bërë që raste të tilla, tani të eleminohen në shumë pjesë të botës dhe gjithashtu janë zhvilluar ilaçe efektive anti-virale. "Për herë të parë në histori, sëmundja tani mund të shërohet, duke rritur shpresat për çrrënjosjen e virusit të Hepatitit C nga bota", tha komiteti i çmimit. Sidoqoftë, virusi ende infekton 70 milionë njerëz në vit dhe vret rreth 400.000 të tjerë. Treshja do të ndajë shumën e çmimit prej 10 milionë korona suedeze (rreth 1,1 milion dollarë).

Pamje: AFP

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Nobel#MichaelHoughton#TopChannel
Recommended