Report TV - Aksident/ Përplasen dy 'Benz'-a në Fushë Krujë, tre të plagosur rëndë
  • 4 years ago
FUSHE KRUJE-Tre persona janë plagosur dhe ndodhen në gjendje të rëndë për jetën si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur pasditen e sotme në rrugën që lidh Fushë Krujë me Ishmin në afërsi të fshatit Mazhe. Report Tv sjell pamjet nga vendi i ngjarjes.

Dy makina tip Benz janë përplasur me njëra tjetrën dhe sipas dëshmitarëve tre personat që ishin duke udhëtuar në dy 'Benz'-at u plagosën rëndë. Të plagosurit u dërguan në spitalin e Traumës në gjendje të rëndë.
Recommended