Report TV - Aksident i rëndë në mes të Fushë-Krujës, plagosen rëndë dy persona
  • 5 years ago
Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Fushë-Krujë, si pasojë e përplasjes së dy automjeteve tip Benz me njëra tjetrën. Si pasojë kanë mbetur të plagosur dy drejtuesit e mjeteve.

Njëri prej tyre, Sabah Tupi i cili drejtonte mjetin me targa AA 828 UF, ka marrë plagë të rënda dhe është dërguar në spitalin e Traumës në Tiranë për një ndihmë më të specializuar mjekësore.

Mësohet se shkak i këtij aksidenti është bërë shpejtësia e automjetit me targë AA 772 VD, i cili drejtohej nga Kastriot Dauti banues në Krujë, i cili ka marrë dëmtime më të lehta.

Policia po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të kësaj ngjarjeje.
Recommended