Report TV -Aksident në hyrje të Fushë Krujës, furgoni i mallrave përplas për vdekje endacaken
  • 4 years ago
FUSHË- KRUJË- Një furgon mallrash përplasi për vdekje pasditen e sotme një 65- vjeçare endacake nga Puka. Report Tv mëson se këmbësorja S.B, ishte duke kaluar rrugën kur u përplas nga furgoni me drejtues I.M, 21 vjeç.

Ndërkohë drejtuesi i mjetit është shoqëruar në komisariatin e Policisë të Fushë- KrujësNjoftimi i Policisë

"Krujë/Informacion Paraprak

Në aksin rrugor Fushë Krujë-Thumanë, mjeti tip fugon, me drejtues shtetasin I.M., 21 vjeç,ka aksidentuar këmbësoren, shtetasen S.B., 65 vjeçe, e cila ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Polici për veprime të mëtejshme."
Recommended