Ora News - Aksident - Përplasen dy makina në aksin Lezhë-Shkodër, dy të plagosur
  • 7 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Dy persona kanë mbetur të plagosur nga një aksident automobilistik, ku dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën. Ngjarja ka ndodhur paraditen e të martës në aksin rrugor Lezhë-Shkodër, pranë kryqëzimit të fshatit Gjadër.
Policia sqaron se: Me datë 28.03.2017, rreth orës 09:40, tek kryqëzimi i Gjadrit në Lezhë ka ndodhur një aksident automobilistik. Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet policore që kanë konstatuar se janë përplasur mjeti me targë AA736AY me drejtues shtetasin U.Sh. banues në Lezhë me mjetin me targë AA959LS me drejtues shtetasin N.Rr. banues në Shkodër. Për pasojë janë lënduar dy pasagjeret që ndodheshin në mjetin AA 959 LS të cilat janë dërguar në spitalin e Lezhës ku ndodhen jashtë rreziku për jetën.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/perplasen-dy-makina-ne-aksin-lezhe-shkoder-dy-te-plagosur/
Recommended