Aksident në aksin Fier-Levan, dy makina përplasen me njëra-tjetrën
  • 6 years ago
FIER- Një aksident ku dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën ka ndodhur paraditen e sotme në vendin e quajtur Qafa e Koshovicës, në aksin rrugor Fier-Levan.

Për fat të mirë nuk ka patur dëme në njerëz, por vetëm dëme materiale. Ndërsa si pasojë e përplasjes trafiku është bllokuar për disa minuta në një krah.

Në vendngjarja ka mbërritur menjëherë policia, e cila ka nisur punën për të zbuluar shkaqet e aksidentit.
Recommended