Aksident në aksin Levan-Tepelenë, makina përplas motoçikletën, vdes drejtuesi
  • 5 years ago
Një aksident me vdekje është regjistruar rreth orës 09:00 të ditës së sotme në aksin Levan-Tepelenë në afërsi të fshatit Poçem.

Sipas policisë, 27-vjeçari Alban Hysa duke drejtuar automjetin tip ?Range Rover? ka përplasur një motoçikletë. Përplasja ka qenë fatale për drejtuesin e motoçikletës Arif Lamaj që ka humbur jetën në vend.

Pas ngjarjes policia ka shoqëruar menjëherë drejtuesin e makinës, ndërsa po punohet për identifikimin e viktimës.
Recommended