Report TV -Aksident në Vlorë/ Makina përplas motoçikletën

  • 5 years ago
Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në rrugën transballkanike në Vlorë. Si pasojë e përplasjes së një automjeti me një motoçikletë, është dëmtuar rëndë drejtuesi i kësaj të fundit.

Shkak i aksidentit mësohet të jetë bërë devijimi i motoçikletës në vijat e bardha. Drejtuesi i motoçikletës është dërguar në spitalin e rajonal të qytetit të Vlorës ku po merr edhe ndihmën e parë mjekësore.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për të zbardhur shkaqet e saj.

Recommended