Report TV - Aksident në Vlorë/Makina përplas 22 vjeçarin, dërgohet në gjendje të rëndë në spital

  • 5 years ago
Një 22 vjeçar është përplasur nga një mjet tip ?Benz? në afërsi të qendrës së Vlorës.

Si pasojë e plagëve të marra, këmbësori 22 vjeçar është dërguar menjëherë në sallën e urgjencës në spitalin rajonal të Vlorës.

Aksidenti është regjistruar rreth orës 23:00 të kësaj të shtune, në rrugën e quajtur ?Pranë Kapeles ?.

Blutë e Vlorës kanë shoqëruar drejtuesin e automjetit në komisariat dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Recommended