Report TV - Aksident në Korçë-Kapshticë, furgoni përplas makinën, një person në gjendje të rëndë
  • 6 years ago
KORÇË- Tre persona kanë mbetur të plagosur rëndë në një aksident të ndodhur në aksin Korçë-Kapshticë, në afërsi të fshatit Plasë.

Një furgon i drejtuar nga A.Ç. ka përplasur një mjet tip ?Benz? që drejtohej nga J.H., dhe i plagosur me urgjencë drejt spitalit në gjendje të rëndë.

Të plagosurit u dërguan për ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal Korçë.

Njoftimi i policisë:

Korçë
Informacion paraprak.

Më datë 10.10.2018, në aksin rrugor Korçë-Bilisht, pranë kryqëzimit të fshatit Plasë, ka ndodhur një aksident ku janë përplasur mjeti tip "Benz" me targa DR 3567 me drejtues shtetasin A.Ç dhe mjeti tip furgon me targa AA297MG, me drejtues shtetasin J.H.

Për pasojë janë dëmtuar 3 shtetas, të cilët u dërguan për ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal Korçë.

Po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Recommended