Aksident në Kamëz/ Makina përplas rëndë 55-vjeçarin, shoferi largohet nga vendi i ngjarjes
  • 5 years ago
Një aksidenti ka ndodhur ditën e sotme në aksin Tiranë-Fushë Krujë, ku një automjet ka përplasur rëndë një 55 vjeçar. Ngjarja ka ndodhur në të dalë të qytetit të Kamzës pranë Valiasit. 55-vjeçari i plagosur quhet, Gëzim Bami dhe është transportuar drejt Spitalit nga të afërmit e tij.

Shoferi që shkaktoi aksidentin në fjalë është larguar menjëherë pas vendit të ngjarjes dhe e ka lënë 55-vjeçarin të plagosur në rrugë. Ndërkohë policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit që shkaktoi aksidentin e rëndë.

Paralelisht me këtë aksident, në zonën e Babrroi ka ndodhur edhe një aksident i dytë, ku dy automjete janë përplasur me njëri tjetrin. Edhe në këtë rast shoferi që ka shkaktuar aksidentin është larguar nga vendi i ngjarjes. Ndërsa mësohet se nuk ka persona të lënduar.

Kujtojmë se në vendin ku u aksidentua sot 55-vjeçari në dalje të Kamzës, më 27 prill të këtij viti humbën jetën 2 persona që po udhëtonin me një automjet tip 'Audi'. Aksidenti që u mori jetën dy të rinjve ndodhi vetëm pak metra larg vendit ku u përplas sot 55-vjeçari.
Recommended