RTV Ora - Durres, treni përplas 20 vjeçarin, ishte me kufje në veshë
  • 5 years ago
#rtvora
Një i ri mbeti i plagosur rëndë në Durrës pasi u përplas nga një lokomotivë treni teksa kalonte shinat me kufje në vesh. Ai është marrë përpara disa metra, ndërsa ndodhet në gjendje kritike. Ndërkohë dy drejtues mjetesh u shpëtuan mrekullisht pasojave të rënda, si pasojë e dy aksidenteve në aksin Elbasan-Korçë.

Një 20-vjeçar është plagosur dhe ndodhet në gjendje kritike për jetën pasi u përplas nga lokomotiva teksa kalonte shinat e trenit me kufje në vesh.

Ngjarja ndodhi pranë stacionit hekurdhur në qytetin e Durrësit.

I riu, dyshohet se për shkak të kufjeve nuk e ka dëgjuar zhurmën e lokomotivës që sipas burimeve lëvizte me shpejtësi 5 km për orë dhe e ka marrë për disa metra përpara.

Ai është dërguar në gjendje të rëndë në spitalin e Durrësit ku ndodhet nën kujdes mjekësor.

Ndërkohë dy aksidente të tjera u regjistruan gjatë paradites në rrugën nacionale Elbasan-Korçë, që fatmirësisht rezultuan vetëm me të lënduar.

Një i ri humbi kontrollin e mjetit në segmentin Përrenjas-Qafë Thanë e për pasojë u përplas me një shtyllë në anë të rrugës.

Për pasojë drejtuesi i mjetit mbeti i plagosur, por jashtë rrezikut për jetën, siç tregon kjo video e siguruar nga RTV Ora ku e nxjerin nga makina.

Më herët një makinë u përplas me një furgon në Fushë Labinot të Elbasanit dhe përfundoi jashtë rruge.

Siç tregon kjo foto përplasja ka qenë e fortë dhe barriera metalike është ngulur brenda makinës. Për fat të mirë nuk pati pasoja në njerëz.

Ndërkohë një këmbësore mbeti e plagosur lehtë në Fier pasi u përplas nga një makinë pranë Shkollës ?Petro Sota?
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/durres-treni-perplas-vdekje-qytetarin
Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz
Recommended