Aksident në Durrës, drejtuesi humb kontrollin e mjetit, makina përplas këmbësorin
  • 5 years ago
Një aksident i rëndë është shënuar këtë të martë në Durrës, ku makina ka përplasur një këmbësor. Mësohet se ngjarja ka ndodhur pak minuta më parë në hyrje të qytetit të Durrësit , ku drejtuesi ka humbur kontrollin e mjetit tip "Fuoristradë" me të cilin po udhëtonte dhe për pasojë ka përplasur një 43 vjeçar me inicialet A.H. Sipas policisë, i plagosuri është dërguar në Spitalin Rajonal dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Burime nga vendi i ngjarjes, thonë se aksidenti është i rëndë po nuk dihen ende rrethanat e aksidentit. Policia dhe autoambulanca kanë shkuar në vendngjarje, ndërkohë që po hetohet për të zbardhur rrethanat e aksidentit.

Njoftimi i plotë i policisë Durrës:

Në afërsi të Stacionit të Trenit , dy mjete janë përplasur , si pasojë e përplasjes së mjeteve , është aksidentuar shtetasi këmbësor A.H., 43 vjeç, banues në Qerret, Kavajë, i cili ndodhet në Spital nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po vijon punën për përcaktimin e shkakut të aksidentit
Recommended