Aksident në aksin Elbasan-Librazhd: ‘Volfswagen’-i përplas këmbësorin
  • 3 years ago
#tvora #rtvoranews
Puna në sektorin e ndërtimit ne vend nuk është frenuar as nga përhapja e koronavirusit. Pavarësisht gjendjes së vështirë ku ndodhej vendi në muajt prill, maj dhe qershor, bashkitë kanë miratuar një numër të konsiderueshëm për leje ndërtimi.

INSTAT raporton se përgjatë tremujorit të dytë kur ishte dhe piku i pandemisë janë dhënë 322 mijë e 294 metra katrorë sipërfaqe për ndërtim me një rënie të lehtë krahasuar me tremujorin e parë.

Të dhënat e detajuara tregojnë se kryeqyteti zë më shumë se 80% të këtij totali, ku janë dhënë 264 mijë e 387 metra katrorë sipërfaqe për godina të reja.

Pavarësisht se përgjatë muajve prill dhe maj kishte pothuajse një pezullim total të aktiviteteve, bashkitë kanë miratuar 209 leje ndërtimi me një rritje prej 14% krahasuar me tremujorin e parë.

Referuar të dhënave të INSTAT rezulton se kjo ka ardhur nga rritja e numrit të lejeve të dhëna nga bashkia e Durrësit, Elbasanit, Beratit, Fierit, Shkodrës, Lezhës dhe Dibrës.

Nga ana tjetër kryeqyteti ka shënuar një rënie të numrit të lejeve krahasuar me tremujorin e parë ndërsa e vetmja që s?ka dhënë asnjë leje ndërtimi është bashkia e Kukësit.

Ndonëse lejet kanë shënuar rritje krahasuar me tre muajt e parë të vitit ato janë në rënie krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

INSTAT evidenton se të dhënat për qarkun e Tiranës janë përditësuar dhe rezulton numri i lejeve të ndërtimit përgjatë vitit 2019 të jetë më i lartë nga sa është raportuar më parë.

Në tremujorin e dytë vlera e përafërt e lejeve të ndërtimit miratuar për ndërtesa dhe punime inxhinierike është 14,8 miliardë lekë nga 18.1 miliardë lekë që ishte në të njëtën periudhë të një viti më parë.

Për më shumë lexoni në:
https://www.oranews.tv/pandemia-nuk-ndal-lejet-e-ndertimit-me-shume-ndertime-ne-tirane/

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv
Recommended