Report TV - Aksident i rëndë në Shkodër, Benzi përplas për vdekje këmbësorin
  • 6 years ago
Një tjetër aksident me pasojë vdekjen. Mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Shkodër-Koplik një automjet ka përplasur një këmbësor, i cili për pasojë ka humbur jetën në vend.

Viktima ka qenë duke kaluar rrugën kur është përplasur nga një automjet tip "Benz" me targa SH 6616 D dhe drejtues B. Ç, i cili po lëvizte me shpejtësi. "Shqiptarja.com" ka siguruar edhe pamjet e para nga aksidenti tragjik.

Policia ka ndaluar drejtuesin e automjetit si dhe ka nisur me hetimet për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti të rëndë.

Njoftimi i Policisë:

Shkoder

Informacion Paraprak

Me datë 02.08.2018 rreth orës 21:30 jemi njoftuar se në aksin rrugor Shkodër-Koplik në vendin e quajtur fshati Shtoj ka ndodhur një aksident me pasojë vdekjen.

Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e policisë ku kanë konstatuar se mjeti tip Mercedez-Benz me drejtues shtetasin B. Ç, ka aksidentuar një shtetas këmbësor të paidentifikuar akoma, i cili ka gjetur vdekjen e menjëhershme.

Drejtuesi mjetit është shoqeruar në ambientet e D. V. P. Shkodër për veprime të mëtejshme. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punohet për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
Recommended