Ora News - Vlorë, "BMW-ja" përplas për vdekje këmbësorin
  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Një 70 vjeçar ka gjetur vdekjen në një aksident rrugor mbrëmjen e sotme në rrugën "Transballkanike" në Vlorë.

Policia bën me dije se një mjet tip BMW, ka përplasur rreth orës 19:00 një këmbësor të moshuar, pranë stacionit të trenit, duke i shkaktuar dëmtime të rënda në trup. Për pasojë, burri ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal Vlorë.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/vlore-bmw-ja-perplas-vdekje-kembesorin
Recommended