Bulevardi 'skuqet' nga salca, motori i picave përplas këmbësorin në Vlorë...Të dy në spital
  • 4 years ago
VLORË - Një aksident rrugor ka ndodhur në bulevardin Ismail Qemali në Vlorë, ku një motor për shpërndarjen e picave ka përplasur një këmbësor. Si pasojë mbetën të plagosur edhe drejtuesi i motorit edhe këmbësori.

Nga bluzat e bardha në spitalin e Vlorës, mësohet se të dy janë jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë që trotuari pranë aksidentit është mbushur me ngjyrë të kuqe që krijoi panik tek të pranishmit duke menduar se është gjak, por në fakt është vetëm salca që përdoret për picat.
Recommended