Aksident me vdekje në Shkodër! Makina përplas personat në trotuar,ndërron jetë në spital 28-vjeçarja
  • 4 years ago
SHKODËR- Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur rreth orës 17:20 në rrugën Shkodër-Bardhaj në vendin e quajtur ura e Bardhajve, ku ka ndërruar jetë një 28-vjeçare.

Drejtuesi i mjetit tip "Alfa Romeo" ka humbur kontrollin duke u përplasur me një mur, ku si pasojë ka dëmtuar dy persona që po ecnin në trotuar. 28-vjeçarja Lida Hebaj është dërguar me shpejtësi në Spitalin Rajonal Shkodër, por fatkeqësisht ka ndërruar jetë nga plagët e marra.
Recommended