Ora News - Aksident në Roskovec, makina përplas për vdekje dy kushërinjtë
  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Dy persona kanë humbur jetën në një aksident rrugor në fshatin Arapaj të Roskovecit. Viktimat janë kushërinjtë Amarildo dhe Festim Dogani 29 dhe 21 vjeç.

Mësohet se ata po ecnin anës rrugës kur janë përplasur nga një automjet.

Burime nga vendi i ngjarjes bëjnë me dije se makina ka qenë me shpejtësi të madhe dhe ka përplasur tre persona që gjendeshin në trotuar.

Nuk dihet ende nëse personi i tretë ka ndërruar jetë apo është plagosur.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/aksident-ne-roskovec-makina-perplas-vdekje-dy-kusherinjte
Recommended